arifziberiNdonëse rok bendi “Elita 5” janë të fokusuar rreth muzikës më shumë se asnjëherë tjetër, kohës së fundit u përfol se fëmijët e anëtarëve të këtij rok bendi janë duke punuar për të vazhduar rrugën e prindërve.

Por, i pari i “Elita 5”, Arif Ziberi gjatë një bisede për të përditshmën “tribuna” ka mohuar një gjë të tillë duke theksuar se ‘Elita’ vazhdon rrugën e saj, por askush tjetër nuk mund të vazhdoj atë rrugë. “Jo, jo ata nuk kanë të bëjnë me grupin ‘Elita 5’.

Ata do të ndjekin rrugën e vet, ndërsa ‘Elita’ ngelet ‘Elita’. Ndoshta kjo gjë mund të jetë ngatërruar për shkak se vajza ime e ka emrin Elita dhe ka disa vjet që merret me muzikë.

Ishte pjesëmarrëse në ‘Top Fest’ dhe fituese e çmimit atje, kështu që ajo e ka emrin e vet në estradën shqiptare”, tregon fillimisht ai, ndërsa bënë me dije se nuk ka asgjë të vërtet në këtë mes.

“Jo, s’ka asgjë të vërtet. Edhe pse ata janë fëmijët tanë, ata duhet të djersiten për të arritur sukses, duke gjetur rrugën në estradë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here