Gazetari i njohur i “Zonë e lirë”, Arian Çani, preferon të argëtohet ndryshe gjatë fundjavave, direkt pasi ka kaluar një natë të gjatë plot të papritura dhe intensitet në transmetimin direkt të emisionit të tij “Zonë e lirë”, të premteve.

Paparaci ynë është mundur ta fotografojë Çanin ndërsa hynte në karaoke “Magic 4” në Tiranë me disa kolegë të televizionit “Klan”, mes të cilëve dhe Anjeza Maja.

Arian Çani duket shumë në formë dhe në qejf, edhe për faktin se pas shumë vitesh emisioni i tij vazhdon të ketë audiencën dhe vëmendjen e publikut njësoj si në momentet e tij më të mira televizive. Kështu që ia vlen të dalë dhe të shijojë një gotë me miqtë, pasi gjithçka i ka shkuar dhe i shkon mirë.

Vetëm dy javë me parë, ai bëri një show të vërtetë në programin “Zonë e lirë” në Tv Klan, me një ndër të ftuarat e tij speciale, që ishte një dj nga Ukraina me emrin Katjushka, dhe që performoi topless në studio. Nuk ishte hera e parë që në këtë program ai fton femra që performojnë të zhveshura, me të cilat mund të shkëmbejë puthje në buzë publikisht.

Por këtë herë ai mori një letër nga KKRT, që i tërhiqte vëmendjen, ku thuhej se kishte shkelur normat morale dhe etike të transmetimeve televizive, letër që ai e lexoi në emisionin e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here