Çdo ditë e tij nis njësoj, në ‘Sheraton’, me kafe, kruasan e lexim gazetash.Është në dietë, ndaj drekat e zënë gjithnjë në zyrë.

Është i hapur e shumë kurioz për miqësi e lidhje të reja, ama ruan prej vitesh dhe një mik të vjetër, ndonëse e takon shumë rrallë. Nuk di të gënjejë, të mbajë sekrete apo të shkruajë ditar. S’është aspak dembel, ndoshta sepse e pëlqen shumë punën që bën…Ndryshe s’do të ishte ky që është, Arian Çani.

Cili është mëngjesi yt rutinë?

Kafe, kruasan, lexim gazetash në ‘Sheraton’.

Cili do të ishte mëngjesi yt ideal?

Kafe, kruasan, lexim gazetash në ‘Sheraton’.

Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit?

Kafe, kruasan, lexim gazetash në ‘Sheraton’ J.

Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje, mëngjesi?

Vetëm.

A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke?

Shumë.

A i devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke?

Asnjëherë.

Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh?

Nuk gënjej asnjëherë.

A je dembel? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm?

Nuk jam fare dembel, vetëm punoj.

Ku të zë dreka zakonisht?

Nëpër takime me njerëz të ndryshëm, në vende të ndryshme.

Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde?

Jam me dietë, ha në zyrë.

Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka?

Jam me dietë, ha në zyrë.

A je kursimtar?

Fare.

A ke në rit gjumin, apo pushimin e drekës?

Fareee, vetëm punë, krijim, fantazi, gazetari, komunikim…

Kur ke qenë i vogël a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar?

Jo, fare.

Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria?

Rutinën.

Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura?

E tashmja.

Po kujtimet e hidhura?

Nuk kam.

Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete…? Ke mbajtur ditar?

Nuk kam sekrete, as ditar.

Çfarë ka në portofolin tënd?

Leka J.

Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave?

Po.

Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde?

E bardha.

Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine?

Jo.

Çfarë CD ke në makinë?

Dëgjoj vetëm radio 92.4 fm.

Çfarë muzike ke zile telefoni?

Nuk kam muzikë, kam vetëm dy herë bip bip.

A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta?

Kam një mik të vjetër, të cilin e takoj 2 herë në vit.

A je i hapur për miqësi të reja, apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti?

Jam shumë kurioz dhe shumë i hapur.

Ku rri zakonisht me miqtë?

Në ‘Sheraton’.

Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote?

Në darkë vonë.

Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde?

Bëjmë muhabet dhe lexojmë libra.

Po idealja, cila do të ishte?

Të bëjmë muhabet dhe të lexojmë libra.

Kur shkon për të fjetur?

Zakonisht në 01.00 pas mesnatës.

Cila është uniforma jote e gjumit?

E pse bën sikur s’e di ti!? Hahahaha

Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”?

Kalamajve dhe Pufit.

Mëngjesi

I çdo dite: kafe, kruasan, gazeta, në ‘Sheraton’. Ideali: I njëjti.

Dreka

Nuk shkon të drekojë në restorante sepse është me dietë. Ushqimin që i vjen i paketuar nga qendra dietike ‘Silhouette’, e ha në zyrë.

Baza

Dhe pse punon shumë, çdo mëngjes ndalon në ‘Sheraton’. Aty takon e kalon kohë edhe me miqtë./MAPO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here