Argjira Kajtazi, e njohur si Gjira, që nga paraqitja e saj e parë është veçuar me stilin e veçantë.
Më kënget e saj “Dite e re, nafakë e re”, “Çka po don me t’knu zemër”, e se fundmi me ”Muzikë – demostrata”, Gjira po shkëlqen në skenen muzikore shqiptare me origjinalitetin e saj.

E pikërisht për faktin se ajo është pranuar mire nga publiku, duke qenë vetja, Gjira është gjithmonë falënderuese.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, këngëtarja e re ka falënderuar sërish ata që e përkrahin, ndërsa ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojë këngë të reja.

Titulli i këngës së re që pritet ta dëgjojmë së pari është “Mami s’po m’len”, për publikimin e së cilës, Gjira ka kohë që ka lënë në pritje fansat e saj, që në Facebook kalojnë shifrën prej 23 mijë syresh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here