Këngëtarja e njohur Argjentina Ramosaj, pas ndarjes nga i fejuari Valoni, siç duket dëshiron të shpërthejë në karrierë, si dhe po preferon të shijojë jetën e saj si beqare.

Kur ishte ne lidhje me Valonin, ajo rrallëherë, ose të themi asnjëherë, nuk kishte shijuar jetën e natës neper Pubet e Prishtinës apo Tiranës. Ato kohe ajo gjithmonë shihej në shoqërinë e të fejuarit, larg miqve. Ndoshta edhe këto kanë qenë shkaqet të cilat e kanë detyruar këngëtaren të largohet nga lidhja disa vjeçare dhe të vazhdoje jetën e saj si ”single lady”.

Kështu, siç raporton vipnews, Argjentina një javë më parë është parë teksa argëtohej në një Pub të Prishtinës, me disa miq të saj.

Ndërkohë, pritet që të depërtojë si këngëtare edhe në Holandë, pas disa projekteve që ka realizuar atje, por akoma nuk i ka lansuar. Këngëtarja u takua edhe me kryebashkiakun e Tiranës, z. Lulzim Basha, takim ky që u komentua shumë nëpër media, ndërsa fundjavën që kaloi ajo e kishte rezervuar për veten e saj.

Kishte mbledhur së bashku të gjithë miqtë dhe ishin nisur për në Dhërmi, për disa ditë pushimi dhe relaksi. Këngëtarja e njohur është argëtuar pa fund dhe ka shfrytëzuar rastin të zbulojë edhe linjat seksi që ka pasur gjithmonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here