Argjentina e cila ka së paku gjashtë muaj që është ndarë nga i fejuari i saj Valoni, duket se ka gjetur miqësi të ngushte me një djalë i cili po’ashtu është ndarë nga e fejuara e tijë. Fjala është për parukierin profesionist me mjaft në ze, sidomos në Kosovë, Armend Gashi, njëherit pronar dhe themelues i sallonit të njohur Vogue Hair, sallon i preferuar i vipave.

Sipas “Prive”-s, Argjentina është parë e shoqëruar nga Armendi në një nga klubet e natës në Prishtine, ku ai festoi ditëlindjen. Bëhet fjalë për një intimitet që është ndertuar në mes të të dyve, që na bën të mendojmë se këtu ka dicka më shume se sa vetëm miqësi.

Argjentina deri më tani nuk ka reaguar ndaj këtij lajmi, por Armendi në një interviste për “Shqiptarja”, ka mohuar se ekziston dicka në mes tyre, përvec miqësisë.

“Une jam mjaft i afërt me shume nga këngëtaret që janë pjesë e klientelës time. Midis tyre edhe me Argjëntinen. Madje e kam edhe shoqe shume të mire, me të cilen kam dalë disa here, ashtu sic dal edhe me këngëtare tjera që i kam përvec kliente, edhe shoqe. Për momentin nuk ka asgjë më shumë.”, ka thënë Armendi.

Por, si thuhet “ku ka tym, ka edhe zjarr”, duke u nisur nga fakti që në shumë raste, lidhja nise së pari si një miqësi e mirë, rasti i fundit “Vesa & Big Basta”. Burimi: Albavipnews

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here