Këngëtarja e bukur që është rritur në Holandë, Argjentina Ramosaj, ka thënë se fundmi se dëshiron të ketë vetëm një fëmijë me partnerin e saj, Valon Hotin.

Ndryshe nga shumë femra të tjera, hitbërësja e “Engjëjt qajnë”, e cila prej vitesh jeton një histori dashurie me të fejuarin Valonin, është shprehur se për momentin nuk mendon të bëhet mama, por në të ardhmen mendon të ketë vetëm një fëmijë.

Prej disa kohësh në fakt ajo i është përkushtuar me “mish e shpirt” muzikës, si dhe ka ndërruar vendbanimin pasi tanimë jeton në Kosovë. E pyetur nëse do të zgjidhte një vend për të bërë një tatuazh, Argjentina ka thënë: Tatuazhin do ta bëja në ndonjë vend të fshehtë të trupit, që ka domethënie për mua! Natyrisht, edhe për të fejuarin që do ketë mundësi ta sodisë!

Argjentina bën pjesë në grupin e artistëve të rinj që janë shfaqur në skenën muzikore shqiptare, por ajo ka spikatur menjëherë me këngët “Shpirt i mbytur”, “Jeta vazhdon”, “Engjëjt qajnë”, “Perfekt” etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here