Argjentina Ramosaj kohë më parë kishte paralajmëruar se shumë shpejt do të nxjerrë një këngë të re për publikun. Ajo kishte paralajmëruar se kënga e saj e radhës do të quhet “Perfekt”.

Burime të afërta të këngëtares kanë treguar për Telegrafi se klipi i këngës “Perfekt” do të publikohet pikërisht këtë vikend.

Ramosaj për këtë këngë të zhanrin house-pop dhe techno-dance ka bashkëpunuar me Enis Preshevën. Ndërsa videoklipin e ka realizuar në bashkëpunim me produksionin “Pulla”.

Burimi ka bërë të ditur edhe se ajo do të organizoj një mbrëmje me kolegë, të ftuar dhe media, për të promovuar videoklipin. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here