Kengetarja Argjentina Ramosaj, e cila ka qene e fejuar me biznesmenin nga Kosova Valon Hoti, duket se i ka dhene fund marredhenies se saj.

Lajmi nuk eshte konfirmuar nga vete kengetarja, e cila megjithate e ka dhene nje shenje per te gjithe miqte e saj ne Facebook, duke nderruar statusin nga ne nje marredhenie ne single dhe mbi te gjitha duke hequr nga Facebook-u fotografite e shumta qe ka pasur me Valonin.

Argjentina dhe Valoni jane njohur prej shume kohesh dhe prej dy vitesh bashkejetonin, duke planifikuar edhe martesen ne nje te ardhme. Gjithmone neper intervista kengetarja ka folur per marredhenien e saj, duke e cilesuar ate si nje marredhenie shume te rendesishme dhe partnerin e saj Valonin si pjese te pandashme te jetes se saj.

Thene shkurt, ata te dy ishin nga ato ciftet model, qe te gjithe mund t’i merrnin per shembull, prandaj kur na mberriti lajmi nga disa te njohur te ciftit u habitem. Nuk dihen ende cilat jane arsyet e kesaj ndarjeje, por mbase largesia – duke qene se Argjentina se fundmi kalon pjesen me te madhe te kohes ne Prishtine per shkak te angazhimeve ne muzike, ndersa Valoni ne Holande – ka qene nje nga shkaqet qe e ka cuar ciftin drejt fundit te marredhenies se tyre

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here