Argjentina Ramosaj ka vendosur që pas përfundimit të projekteve të saja muzikore ta qerasë veten me një pushim luksoz.

Pas përfundimit të këngës më të re, një këngë verore e punuar nga Hekuran Krasniqi dhe e cila pritet të publikohet së shpejti, këngëtarja do t’i kaloj disa ditë pushime në plazh. Dhe, siç mëson Telegrafi, ajo ka zgjedhur të shijojë bregdetin e Spanjës.

“Të dashur miq, shpresoj që jeni mirë të gjithë dhe jeni duke shijuar pushimet. Unë kam punuar shumë në projekte të reja dhe shumë shpejt do të lancohet edhe kënga ime e re. Shpresoj të shihemi në koncertet e mia të ardhshme (do t’i bëj publike datat pasi të kthehem nga pushimet)”, ka shkruar Argjentina në profilin e saj në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here