Këngëtarja Argjentina Ramosaj, është duket regjistruar disa këngë në Holandë në gjuhën angleze.

Ajo është shprehur se ende nuk ka vendosur kur do të publikohen, pasi atje procedurat janë më ndryshe se te këtu.

Ramosaj po bëhet gati të depërtojë edhe në Hollandë si këngëtare, por duke mos lënë anash edhe skenën shqiptare, ku për momentin është duke realizuar një bashkëpunim me reperin Vigg Popa.

“Kemi biseduar me Vigg Popa se është shumë i talentuar, por në të ardhmen do të vijnë sigurisht edhe projekte tjera”, ka thënë këngëtarja.

Duke folur për jetën e saj private dhe për fejesën e cila mori fund para disa javësh, Argjentina është përgjigjur: “Kam qenë në një lidhje dhe vjen një moment që komplikohen gjërat dhe nuk shkon më. Më është dashur të shkëputem nga lidhja, që nuk është asnjëherë e thjeshtë. Nuk është e lehtë, por ndodh, dhe shpresoj të mos përflitet më se është diçka private dhe kam qejf të ngelë e tillë”, ka thënë këngëtarja e Ramosaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here