Argita Malltezi, vajza e kryeministrit Sali Berisha është shfaqur për herë të parë në publik që pas lindjes së trashëgimtarit të saj.

Ajo ka qenë në Teatrin e Operës dhe Baletit, bashkë me bashkëshortin Jamarbër Malltezi.

“Werther” apo “Vuajtjet e djaloshit Werther” siç është edhe origjinali dhe zëri i mrekullueshëm i tenorit me famë botërore Saimir Pirgu dhe të madhes Vikena Kamenica, kanë bërë që Argita ti harrojë për momentin punët e përditshme dhe të dalë jashtë këtij rrethi.

Edhe pse i ati i saj, kryeministri Berisha ka qenë i ftuar në shfaqe, ajo ka preferuar të rrijë në radhë me miqtë e saj.

Nga fotografitë duket se Argita nuk ka humbur shumë kilogram që pas lindjes së djalit, ndërsa i ka mbuluar ato përmes një fustani goxha të gjerë. /Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here