Është zhvilluar të dielën finalja e festivalit të muzikës moderne shqiptare “Kënga Magjike” dhe ashtu sikurse edicionet e kaluara nuk munguan befasitë.

Aktorja Songul Oden e njohur si “Gymysh” nga seriali i njohur që shfaqej në televizionet shqiptare, ka qenë partnerja e Ardit Gjebresë për natën finale të Këngës Magjike, ndërsa për Panoramën Arditi nuk nguroi të zbulonte detajet e ardhjes së “Gymyshit”.

“Unë kurrë nuk e kam shikuar telenovelën “Gymysh”, sepse nuk kam kohë, por kudo që kam shkuar, flisnin për të. Unë nuk do të jap shifra se sa më ka kushtuar, edhe pse shuma nuk është e vogël. Por, do të thosha se nga të gjitha partneret e mia që kam sjellë në Tiranë, që nga Natalia Estrada, Brigitte Nielsen, Alba Parietti e deri tek Ornella Mutti, Gymyshi më ka kushtuar më shtrenjtë nga të gjitha”, theksoi Arditi.

Songul Oden është një prej aktoreve më të famshme turke e cila tashmë ka depërtuar edhe jashtë kufijve të Turqisë, me audiencë në vendet ballkanike dhe Arabinë Saudite, ku besohet se seriali ku aktorja njihet “Gymysh” ka regjistruar një rekord audiencë prej 85 milionë spektatorëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here