Moderatori Ardit Gjebrea përmes emisionit të tij “E diela shqiptare” surprizon shpesh shqiptarët si me mesazhe edhe në mënyra të ndryshme.

Por duket se këtë herë surprizën e vërtetë ai e ka marrë nga fëmijët e tij Anna dhe Joni. Në videon e publikuar nga promo i emisionit “Familja” nga Turjan Hysko, shohim Arditin teksa përlotet kur sheh Annën në zyrën e kryetarit të Bashkisë të Tiranës, Erion Veliaj. 

“Ti je Arditi i të gjithëve, ama unë jam Anna e Arditit dhe për këtë gjë jam shumë e lumtur.”- i thotë ajo Arditit, i cili preket nga fjalët e saj dhe i mbushen sytë me lot. 

Më pas në video shohim sesi i afrohet djali i tij Joni, i cili prej disa kohësh jeton jashtë vendit. Moderatori Ardit Gjebrea e ka treguar gjithnjë që pika e tij dobët dhe njëkohësisht e fortë është familja e tij./Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/arditi-nuk-mban-dot-lotet-nga-fjalet-qe-vajza-e-tij-ka-per-t-i-thene-610219/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here