Ardita Sahitaj e njohur ndryshe si Arre G, pasi paralajmëroi albumin me 12 këngë, e realizoi atë dhe e titulloi “Gold Lady.

Albumi është realizuar në bashkëpunim me Red Light Production, ndërsa albumi tashmë është në shitje edhe pse vet këngëtarja nuk ka bërë të ditur nëse ato do të vendosen në internet.

Në ndërkohë Ardita ka marrë dhe një letër nga World Championship of Performing Arts (WCOPA), në të cilën Arre përshkruhet si performuese e denjë.

“Një zë i ri, i freskët dhe plot pasion. Me një fokus dhe vendosmëri të drejtpërdrejtë, shpresojmë se ajo do të mund të depërtojë në industrinë muzikore dhe ta shohim albumin e saj nëpër dyqane në të ardhmen”, shkruan në letrën e WCOPA.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here