Ardita Sahitaj e njohur ndryshe me emrin e saj artistik Arre G, është një ish-modele shqiptare por që jeton në Suedi, e cila ka filluar të merret së fundmi me muzikë.

Arre G për herë të parë pritet të lansojë “Mixtape” të saj me 11 këngë të ripërpunuara nga producentët më me zë në Evropë, ndërsa pos tjerash ajo ka dhe një kontratë me kompaninë Redlights Records për xhirimin e një videoklipi.

Ardita është shprehur për Telegrafin se muzikën e saj shumë shpejtë do ta sjellë edhe në Kosovë dhe Shqipëri, në mënyrë që adhuruesit e muzikës të dëgjojnë këngët e albumit të saj të parë “Gold Day”. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here