Kantautori dhe prezantuesi Ardit Gjebrea sapo i ka dhëne fund pushimeve te kësaj vere.

Te paktën atyre prej vërteti, ku bashke me Anilen mund te shijoje disa dite te qeta, me celularin e mbyllur, te mjaftueshme për te karikuar bateritë për projekte te reja televizive. Ka pak qe është kthyer nga Vjena.

“Pushimet? I mbarova”, thotë duke qeshur. Sidoqoftë kjo nuk do te thotë se ka bojkotuar plazhin. Përkundrazi do te freskohet edhe nga dallgët e tij bashke me familjen. Por këto do te jene pushime te shkurtra, disa ditore, ne plazhet afër Tiranes.

Sepse për familjen Gjebrea prioritet ka vetëm Anna, vajza e vogël e kantautorit. E për te mos i prishur asaj rehatinë, edhe udhëtimet do t’i bëjnë ne ato vende ku mendojnë se Anna ndihet me mire.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here