E quan veten tolerant, por sa tolerant eshte Arditi e keni gjykuar vet gjate kohes sa eshte ne skenen shqiptare. Para se te del ne skene ben kryqin ndersa kompozitori i preferuar i tij eshte Cajkovski.

I kane mjaftuar vetem 60 sekonda Ardit Gjebrea qe te tregoje disa gjera personale ne nje interviste per emisionin “Prive”, por duke mos u futur ne shume pyetje intime te cilat ia kishte bere gazetarja. Ai tregon se vendin e tij ne festivalin “Kenga Magjike” do e ze i biri, Joni.

Ne cilen muzike je alergjik?

Ne muziken banale.

Kenga e fundit qe ju ka lene pa mend?

E Redon Makashit.

Cili eshte prezentuesi i denje per te zene vendin tuaj tek “Kenga Magjike”?

Im bir.

Vesi yt me i keq?

Toleranca..

Nje kritike e keqe qe iu kishte kenaqur?

Mua nuk me kenaqin kritikat por me bejne te reflektoj akoma me shume.

Refleksi i pare kur hyn ne skene?

Bej kryqin.

Vendi me i cuditshem qe keni bere dashuri?

Eshte personale…

Kompozitori i juaj i preferuar?

Cajkovski.

Kur i keni pasur floket e gjata per here te fundit?

Tek klipi “Makina me mories” nese nuk gaboj.

Gjeja e pare qe do beje nese do zgjohej si femer?

Do te perqafoja bashkeshorten time, sic bej cdo mengjes.

Hera e fundit qe u perlotet?

Kur dola nga shtepia ime dhe perqafova vajzen time Anen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here