Ardit Gjebrea: Ja si “e futa në thes” bashkëshorten time Ai rrallë flet për jetën private, por këtë herë, Ardit Gjebrea ka ndarë me fansat disa kujtime nga koha kur u njoh me Anilën, bashkëshortja e cila prej 21 vitesh qëndron në krah të kantautorit të famshëm.

“E mbaj mend si sot”, rrëfen Arditi për momentin e parë kur ndeshi me gjimnazisten, “Anila ishte dezhurn tek shkolla “Petro Nini Luarasi” dhe detyra e saj ishte të mos linte njerëz të huaj të mos hynin në shkollë. Tek dera e shkollës ajo më ndaloi te hyrja, por “prepotenca” prej të riu triumfoi; unë hyra dhe fitova fillimisht zemërimin e saj… ndërsa më pas simpatinë dhe kokfortësinë e saj. Megjithëse që atëherë isha i njohur, ajo nuk pyeti për famën time.”

Por, a e kishte të lehtë Ardit Gjebrea t’i thoshte të dua Anilës dhe si ndodhi?

“Tepër e vështirë ishte “ta fusja në thes”, por më në fund ia dola…! Të dua e kemi thënë me puthje më pas e deri më sot e themi çdo ditë”, tregon moderatori i njohur në një intervistë për “Elegance”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here