Ardit Çuni po ndërton karrierë muzikore në EvropëDepërtimi i shqiptarëve në skenën ndërkombëtare, çdo ditë po bëhet më i madh, por edhe sukseset nuk po mungojnë, veçanërisht në muzikë dhe film.

Në qendër të vëmendjes, aktualisht është shqiptari Ardit Çuni. Mediat e shoubizit kanë shkruar për të riun 19-vjeçar, që po konsiderohet talent i muzikës. Lajmin e bënë të ditur emisioni Express Summer.

Arditi, së fundi e ka realizuar këngën me titull “Let’s Go”, të cilës ia ka realizuar edhe videoklipin. Siç raporton Wiwibloggs, talenti shqiptar së fundi është bërë pjesë e një ekipi suedez, me të cilët e ka realizuar këngën më të re.

Emra të njohur të muzikës, si Christian Oscarsson, Linda Sonnvik dhe Peter Bostrom, të cilët e kanë realizuar këngën fituese të Eurovision 2012, “Euphoria”, kanë punuar me Ardit Çunin.

“Gjithnjë e kam pëlqyer muzikën suedeze. Të punuarit me këtë ekip është gati e pabesueshme për rritjen time si artist. ‘Euphoria’ është një nga këngët e mia të preferuara”, është shprehur këngëtari.

Kënga“Let’s Go” po vlerësohet si një prej 20 këngëve më të mira të momentit në vendet nordike.
Përveç në televizione dhe radio, ky projekt është transmetuar në Ps3MuzikGuiden, që është një nga programet më të famshme në Suedi për përzgjedhjen e këngëve më të mira dance.

Ndryshe, videoklipin e këngës e ka realizuar produksioni “SebastianProduction”. Ky projekt i Arditit është në kontratë me PeerMusic që është rrjet i ngjashëm si Warner dhe Universal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here