Ardian Bujupi, ish konkurrent i “Gjermania kërkon një superyll” (Deutschland sucht den Superstar), iu riktye vendlinjes së tij, për një projekt humanitar.

Ai bashkë me Genta Ismajlin dhe reperin nga Shqipëria, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, performuan të hënën, në një mbrëmje bamirësie në Prishtinë.

Të ardhurat nga ky koncert, u dedikohen fëmijëve bonjak të Kosovës.
Genta, duket të jetë ndarë e kënaqur, pasi në faqen zyrtare në Facebook, ka shënuar: “Faleminderit shumë Prishtinë për kontributin e dhënë natën e kaluar, në koncertin humanitar për fëmijët bonjak”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here