Këngëtari Ardian Bujupi javën kaluar ka luajtur futboll në Superfit KISS Cup 2012 dhe ka treguar sukses, duke shënuar një gol për skuadrën e vet.

Por jo vetëm me golin e shënuar ka rënë në sy Ardiani. Edhe frizura e tij e re ka shërbyer si material për biseda rreth këngëtarit shqiptar.

Ndonëse në ndeshje kishte pasur edhe ndërhyrje të ashpra, Ardiani thotë se e ka përmbajtur veten nga reagimi: “Nuk i kam lejuar vetes të bëja ndonjë faul, sepse ishin 10.000 veta që na shikonin”.

Mësohet po ashtu se edhe nga ana muzikore Ardiani nuk i ka punët keq. Ai u ka thënë gazetarëve gjermanë se së shpejti do t`i befasojë me risi. Një video për këngën që pretendon të bëhet hit veror, Bujupi e ka incizuar në Alanya, Turqi dhe kjo tingëllon relativisht premtuese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here