Këngëtari shqiptar, Ardian Bujupi i cili disa ditë më parë ka lansuar videoklipin e tij ‘This is my time’, po ndeshet përsëri me fituesin e spektaklit muzikor “Deutschland sucht den Superstar”, Pietro Lombardi.

Në muajin maj të këtij viti, këngëtari Ardian Bujupi me origjinë shqiptare, i cili vepron në Gjermani, arriti të renditej i treti në garën e madhe “Deutschland sucht den Superstar”, ku si fitues i çmimit të madh u shpall këngëtari gjerman me origjinë italiane, Pietro Lombardi.

“This is my time” është videoklipi i parë i këngëtarit të talentuar Ardian Bujupi, të cilin ai e ka publikuar vetëm disa ditë më parë në internet dhe në kanalet televizive në Gjermani. Ndërsa disku i kësaj kënge mund të blehet në dyqanet muzikore që nga dita e sotme.

Sipas revistës”Bravo”, Ardian Bujupi ka investuar 15 000 € nga xhepi i tij për realizimin e videoklipit të këngës ‘This is my time’. Flitet se Ardiani ka investuar në këngën e tij të ardhurat të cilat ai i ka përfituar nga paraqitjet e tija gjatë kohës së spektaklit.

Po në të njejtën kohë fituesi çmimit të parë të spektaklit muzikor “Deutschland sucht den Superstar”, Pietro Lombardi ka publikuar videoklipin e këngës së tij të dytë të titulluar “Going To L.A.”

Sipas mediave gjermane, fansat e këngëtarëve mund të percaktojnë edhe njëhërë se kush është vërtetë super ylli i Gjermanisë. Gara është e hapur përsëri për dy këngëtarët, por kësaj here pa televotim. Suksesi i tyre do të varet nga tregu dhe top listat muzikore.

Në mediat gjermane është permendur edhe fakti se për një kohë shumë të shkurtë pas lansimit, videoklipi i Ardianit “This is my time” është shpërndarë shumë shpejt në internet dhe ka arritur një numër të madh shikimesh.

Pavarësisht rivalitetit në tregun muzikor, Ardian Bujupi, kohët e fundit ka thënë në një intervistë se ai dhe Pietro Lombardi janë dhe do të mbeten miq.

Që nga dita e sotme, disqet e tëdy këngëtarëve mund të gjenden në raftet e dyqaneve në Gjermani.

Për këngëtarin shqiptarë me një zë të mrekullueshëm, Ardian Bujupin, ky është një moment shumë i rëndësishëm në karierën e tij.

Shpresojmë që kësaj here do të jetë “koha” për Ardianin, ashtu siç thotë e vet titulli i këngës së tij “This is my time”

Se cili këngëtar do të dalë më i suksesshëm në këtë garë, rezultatet e para do të dalin pas një jave në top listën zyrtare të Gjermanisë. G.Sahiti 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here