Mbrëmja e 10 marsit, për shikuesit gjerman të spektaklit “Deutschland sucht den superstar” (Gjermania kërkon superyl lin), solli emocionet e veta të një spektakli.

U mbajt “Mottoshow 2″ i radhës, ku shqiptarja Vanesa Krasniqi u paraqit me këngën: “Titanium” nga David Guetta feat Sia, këngë e cila i dha vota të mjaftueshme,Vanesës, për të hyrë në “Top 8″, javën e ardhshme.

Në mbrëmjen e së shtunës ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejt edhe Ardian Bujupi, i cili e shfaqi hapur që ishte simpatizant i Vanesa Krasniqit. Ardiani vitin e kaluar u rendit në vendin e tretë në këtë spektakël. Por Ardiani, i cili është një emër i panjohur sot në Gjermani, nga kjo e mërkurë, do të jetë pjesëmarrës i showt “Let’s Dance”.

Për Vanesa Krasniqin edhe juria kanë thënë fjalë të mira dhe ne dëshirojmë që Vanesa të ecë me sukses drejt finales dhe pse jo, nëse një shqiptar arriti të jetë i treti në edicionin e kaluar, këtë edicion të jetë një shqiptare ajo që do të fitojë spektaklin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here