Supertalenti kosovar Ardian Bujupi arriti sërish të triumfojë. Ai pas një sfide, arriti të futet në katërshen e më të mirëve të spektaklit për talentë të këndimit në Gjermani, “Deutschland Sucht Den Superstar” (“Gjermania kërkon Superyllin”).

Ai në mbrëmjen e të shtunës u paraqit me tri këngë. Njëra ndër këngët që Ardiani zgjodhi ta performonte ishte kënga “More” e këngëtarit amerikan Usher, me të cilën mori vlerësime shumë të mira nga juria.

Garën së bashku me Ardian Bujupin do ta vazhdojnë Pietro Lombardi, Sarah Engels, Marco Angelini, ndërsa i eliminuari nga gara ishte konkurrenti Sebastian Wurth.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here