Ardian Bujupi në Paris, ja gjendja e tij Duket se edhe ka këngëtarë shqiptarë që janë në Paris.Pasi u raportua se Shkodran Mustafi dhe një aktor nga Kosova gjenden në Paris, duket se edhe Ardian Bujupi është në kryeqytetin francez ku po mbretëron terror.

Një prej përfaqësuesve të tij në Kosovë, Egzon Krasniqi, ka konfirmuar me anë të Facebookut se Ardiani është në Paris dhe koncerti për të cilin ka shkuar nuk do të mbahet, transmeton Telegrafi.

Në mesazhet e shkëmbyera me përfaqësuesin e tij Ardian Bujupi e përshkruan gjendjen si kaotike me shumë policë nëpër rrugë.

Rreth 60 persona kanë vdekur dhe mbi 100 po mbahen peng në sulme të koordinuara terroriste në Paris.

Ardian Bujupi në Paris, ja gjendja e tij

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here