Pop superylli kosovar, Ardian Bujupi, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për Telegrafin se një ditë ai do të këndojë në gjuhën shqipe.

I pyetur se nëse ka provuar të këndojë shqip, apo i pëlqen muzika shqipe, këngëtari nga Prishtina, por që jeton në Gjermani nuk hodhi poshtë mundësinë që në të ardhmen të këndojë në gjuhën shqipe.

“Kam kënduar disa herë dhe shumë shpesh edhe vazhdoj të këndoj. Po, dëgjoj shumë dhe më pëlqen shumë. Besoj se do të realizoj këngë në gjuhën shqipe, por njëherë kam ca projekte tjera këtu në Gjermani dhe do të vijë radha edhe për këngë shqipe, pra do të bëj diçka të mirë në gjuhën shqipe.

Ëndërr e kam pasur të realizoj dhe besoj shumë se do të inçizojmë diçka të mirë”, theksoi Ardian Bujupi për Telegrafin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here