Rinia me të madhe është duke ndarë kohë dhe hapësirë për hip hop. Dëshmitarë janë klubet e natës që rrinë të stërmbushura gati çdo natë. Numri i reperëve në vendin tonë çdo ditë e më shumë po u bën konkurrencë të papunëve.

Kjo edhe ka rezultuar në ngritjen e cilësisë dhe kualitetit, por edhe grupeve të cilat u takojnë klaneve të ndryshme. Të gjithë dinë të jenë rivalë të fortë, të ndarë në klane, ndërkaq njëri prej këtij grupi është ai nga Gjilani, “Cannibalz”.

Hekuran Sahiti nga ky grup, që njihet me nofkën “Overlord”, ka rrëfyer për Express Roze në lidhje me dallimin e repit kosovar dhe atij ballkanik.

“Hmm.. RAP`i n`Kosovë sidomos këtë kohën e fundit jo qe e ka bo 1 BOOM t’madh n`Ballkan po ma merr menja qe edhe n`Evropë”, tha Overlord.

Sipas tij, ajo që e bën repin kosovar të dallojë nga ai i Ballkanit janë dialekti kosovar i gegnishtes.

“Ajo që e dallon RAP’in e Kosovës me ato t`Ballkanit muna me thon osht theksi qe e kemi…”. Ai madje thotë se edhe shqiptarët e Shqipërisë janë duke e ndryshuar dialektin e tyre në mënyrë që të repojnë sa më shumë si kosovarët.

Overlord flet edhe për dallimin dhe cilësinë e repit të Kosovës me atë të Bosnjës dhe Serbisë. “M’ka ra me ni edhe rep serb e boshnjak.. Po s’u kisha thon RAP lirikave të tyre”.

Reperi tjetër, i njohur me nofkën Bazzuka, emri i vërtetë i të cilit është Eden Gashi, thotë se në Ballkan Kosova e ka repin më të mirë.

“Reperat nga Serbia, Bosnja, Greqia etj as ngat s’un na vin neve shqiptarëve se na e dina çka lyp atmosfera e nxetë se dhe vetë n’gjak jena t’nxetë”, thotë ai.

Sipas tij, niveli i repit është Hip Hop dhe Gangsta, që momentalisht dëgjohet më së shumti nëpër botë.

Madje, Bazzuka ka edhe bashkëpunime me repera të ndryshëm botërorë. Ai thotë se ka kontakt me një reper që njihet me emrin X-profeta që është nga El Salvadori dhe jeton në të njëjtin vend ku është edhe Bazzuka.

“Kemi bo një bashkëpunim para disa muajve një muzikë regaeton që thirret ‘My Shaëty’. Muzika është origjinale, e blerë nga një producent spanjoll, Prospect Music u lshua s’di sa herë në Spanish Radio dhe në disa klube të spanjollëve” tha ai.

Bazzuka thotë se edhe piratëria e muzikës është duke ndodhur më të madhe.
Sipas tij, kjo gjë është e natyrshme.

“Në ditë t’sodit po vjedhin shumica, prej ni instrumenti i nxjerrin katër instrumenta të ri si amerikant, si shqiptart, si grekt”, vazhdon Bazzuka, i cili reperët i ndan në tri grupe – në ata që folin për realitetin, “repi ju vjen nga zemra dhe çka përjetojnë dhe çka kanë përjetu në jetë”. “Ata që e kanë qef famën dhe paren, ata veç dojnë me bo muzikë atmosferike qe me kon t’njofshum dhe me bo pare, e do tjerë pak a shumë bojnë muzikë me shit men”.

Nga ana tjetër, Shkëlzen Ramadani, i njohur me nofkën Anonimos, dhe i cili kohëve të fundit është tepër aktiv dhe këngët e tij janë ndër më të dëgjuarat, thotë se klani i tij quhet “Albastars”.

“’Mu ma merr menja se niveli i repit t’Kosovs ka arritur mjaft n’krahasim me vitet 2000 – 2001. Për këtë periudhë kohore ka pas një ngritje mjaft të madhe”, tha Anonimos për Express Rozë.

Ai beson në talentin kosovar dhe del me idenë se hip-hopi shqip ka kualitet më të lartë sesa vendet ballkanike. Anonimos shpreh se nuk ka kontakte dhe as që dëshiron të këtë me repera që nuk janë shqiptarë.

“Hip-hopi shqiptar si n’të gjitha vendet e tjera ballkanike, është marrë nga zezakët amerikanë, dihet se të paret janë ata që e kanë kultivuar hip hop-in”, tha ai./express/

8 KOMENTET

  1. oo reperat e gjilanit jon njerz te deshtum gjilani eshte veni ma i keqq i kosovess a kerkush sju donn o pusaaa

  2. sa per repin e kosoves kisha pas me fol nperjshtim dove qe e kan keqkuptu fjalen”Reper.. per ata qe e kan marr repin si p.sh te jesh reper duhet te jesh njeri i pamoralshem i paedukushem njeri qe si intereson per sen nket jet poo shpresoj shum qe sa me shpejt me e kuptu qe te jesh reper nuk d.t.th te jesh ”rrugaq, mangup e sene tjera
    per dallim prej neve n’gl. reperat e shteteve tjera jon njerz qe e organizojn jeten ne menyren ndoshta me te mir nga gjith tjetre
    per fund rep nuk osht dhun, luufte e asgje negative neyse pse reparat e gl. nje shumic e kuptojn ashtu

  3. o bravo o ”CANIBAL”be se mat fort se ju nuk ka valla po kejt po ju tuten KEJT KUR PO QITNI KENGE ”SIDOMOS”OTR ? GJGJIT ? STRONGI hehehehe?E”ATA”TJERT”mos tjav nin hiq bravo ju kovt Ok”oK”mirre kejt niher per muuuu ok po jo mu som njeni po akkk okkk hajt ka ni goditje heheheheh ne kok okokokoko

  4. Sa i perket Raap-it në Kosovë në vërtetë ka një standard të veqant krahasuar nga RAAP-i i vendeve Ballkanike , sepse ketu kultivohet paraqitja emocionele e kultures, tradites dhe e tere qenja e atyre qe merren me RAAP eshte e perqendruar te realiteti i cili i rrethon , mirëpo sa i përket trajtimit te tyre ne opinion pervec fancave , nuk e kan nje trajtim aq sa duhet sepse ata ” Reperat” janë njerëz te edukuar, shkolluar, emancipuar por kanë edhe nje element me te madh se sa te tjeret sepse ata kan guxim qe përmes këngës “RAAP-it” të paraqesin rrethanat ne te cilat gjendet populli Kosovare ne pergjithësi.
    Mendoj se duhet te trajtohen mire sepse jane vetë kultura ……

  5. ma merr mendja se ne kosovaret jemi te paret per rep tani vjen amerika haha……………………..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here