Spektakli televiziv “Big Brother Albania”, për shumë pjesëmarrës shihet si një mënyrë e lehtë e arritjes së famës, perveç shpërblimit monetar.

Për Arbër Çepanin, fituesin e edicionit të parë, ““Big Brother” siç ta jep famën dhe aq shpejt ta merr. E rëndësishme është të mos vuash për këtë dhe të gjesh hapësirat e duhura në momentin kur ky avantazh të është dhënë”.

Nëse do të kthehej pas, Çepani “do të merrte të njëjtin vendim për të marrë pjesë në “Big Brother”.
Duke folur për TCH, ai ka thënë: “Eshte një eksperiencë e veçantë, varet edhe si e merr, por të kesh qëllime është vërtetë shumë frytdhënëse. Ishte i pari ndër emisionet cilësore që bëheshin në Shqipëri dhe se dinim impaktin që do të kishim në publik. Në finale, kur na thotë Arbana shihni ç’bëhet jashtë, më dukej absurde. Mendoja se maksimumi, më ndiqnin mamaja, babai dhe ndonjë komshi”.

Si fituesi i parë i “Big Brother”, Arbri ka tregur se i ka shpenzuar 50 mijë eurot e fituara në funksion të fushatës se tij sensibilizuese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here