Fituesi i Big Brother Albania 5, Arbër Zeka, thotë të ketë kaluar mirë me miqt dhe familjarët që prej daljes nga Big Brother.

Në një intervistë për Top Channel, Arbri ka zbuluar se ai nuk i ka shpenzuar ende të hollat e fituara, teksa mohon të jetë në lidhje me ndonjë vajzë.

“Kam kaluar momente shumë të bukura. Kam bërë koncerte dhe kam lëvizur me shoqërinë. Kam pasur një pritje shumë të mirë në Kosovë.

Kam qenë në Ulqin, ku kalova pushimet. Unë për momentin jam ‘single’, nuk jam në lidhje ashtu siç po spekulohet. Të hollat e Big Brother ende nuk i kam shpenzuar, një pjesë i kam investuar në shtëpi”, ka theksuar Arbri për Top Channel.

Nga ana tjetër Telegrafi ka mësuar se në bisedat e tij me miqt, Arbri ka thënë se ai është i pakënaqur që fama e tij është zbehur në maksimum që nga dalja e tij prej shtëpisë dhe po ashtu u ka thënë miqve se ende nuk i ka marrë të hollat e tij nga Big Brother.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here