Fituesi i edicionit të fundit të ”Big brother” i ka dhënë fund beqarisë së tij. Kështu mësojmë përmes profilit të tij në Facebook, ku Arbër Zeka shkruan se është gati për t’u fejuar me zemrën e tij, e cila sipas asaj që shihet quhet Artnesa Krasniqi, ndërsa me profesion është modele.

Kjo është lidhja e tij e parë e zbuluar që prej kur Arbri është bërë i famshëm në Kosovë e Shqipëri, ku fitoi çmimin e madh të BB.

Ndërkohë që ende nuk ka ndonjë prononcim zyrtar nga ana e Arbrit apo modeles Krasniqi, ata si çift shkojnë shumë mirë. E tani Arbri ka në llogarinë e tij një shumë të madhe parash me të cilën do të bënte një jetë shumë të lumtur me cilëndo femër që do kishte zgjedhur të ketë në krah.

Djaloshi i cili punon në Entin e Statistikave të Kosovës, ka vendosur që më në fund t’i sjellë të ëmës një nuse në shtëpi….

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here