Ai është djali karizmatik, që arriti të fitojë “Big Brother 1”. Vajzat e reja e pëlqyen shumë, por edhe mamatë lanë kokën për Arbrin. Imazhi i djalit të mirë që mendon për punë të mëdha në moshë të vogël, u vizatua në mendjen e gjithkujt ato kohë.

Por më pas ne gazetarët arritëm të zbulojmë një pikë të dobët të Arbrit, pasionin për femrat. Në fakt, nuk është çudi që një djalë në moshën e tij të pëlqejë femrat.

Jo rrallë ai është fotografuar me femra të ndryshme, me disa prej të cilave thuhej që pati edhe lidhje dashurie.

Ndërkohë, në profilin e tij në Facebook, Arbri ka vendosur këtë foto, ku ai paraqitet në versionin model. A thua Arbri ka një ide të vazhdojë një karrierë prej modeli?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here