Arbër Çepani: Fëmijët e politikanëve pushime ëndrrash, ndërsa neve na dridhen duart kur numërojmë të hollatIsh-fituesi i ‘Big Brother 1’, Arbër Çepani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se qytetarët të cilët paguajnë taksa dhe në fund të muajit mbeten aty ku e nisën. Ndërkaq, ai ka bërë një dallim në mes fëmijëve të politikanëve dhe qytetarëve.

Ai ka shkruar se një qytetarë i cili paguan taksa i dridhen duart kur numërojnë të hollat që ju kanë mbetur, ndërkaq fëmijët e politikanëve bëjnë pushime ëndrrash.

Ky është postimi i tij i plotë:

Punojmë ne. Paguajmë taksa ne. Vjen fundi muajit dhe jemi prapë po aty ku e nisem. Punojmë gjithë vitin dhe kur duam te bëjmë një pushim si e gjithë bota, te rigjenerojmë trutë nga gropa thithëse ku jetojmë… Na dridhen duart kur numërojmë kacidhet qe na kane mbetur dhe na bëhen leket vetëm për Qerret! Kurse fëmijët e faraonëve te shartuar me sulltanatet politikan te te gjitha ngjyrave dhe bindjeve blejnë Range Rovera, ora Rolex, roba mijra eurshe, pushime ëndrrash, lagie me shampanjë ne Jale, pa asnjë dite pune ne libreze!!! Vjen një pike qe i thua vetes ne p*** te semes sistemit! S’kam për te paguar me asnjë qindarkë taksa, qe me leket e mia dhe mundin tim, te fshijnë djersen këta b**th palare! Kur nuk quhen hajduter ata qe vjedhin 80% te fitimit te punës time, pse do qenkam hajdut unë, qe te bojkotoj çdo takse te tyren qe kthehet ne lluks te shfrenuar sulltanatesh për kënaqësi personale?!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here