Është “Big Brotheri i 4-t” që po zhvillohet, çfarë ka sjellë të re sipas jush?

Çdo vit që të organizohet “Big Brother” ka për të qenë i ndryshëm nga i mëparshmi. Jo vetëm se ndryshon shtëpia, jo vetëm sepse ka surpriza të reja por, mbi të gjitha, sepse ka banorë të rinj me ide të reja, me eksperienca të reja që pasqyrojnë larminë e shoqërisë sonë me të mirat dhe të këqijat e saj.

Si ju duket përzgjedhja e banorëve pjesëmarrës?

Jemi akoma në fillim të lojës për të gjykuar saktë, por, gjithsesi, është rëndësishme që ka një larmi të madhe karakteresh dhe personazhesh.

Mendoni më shumë se po luajnë, apo janë vetvetja?

Koncepti i lojës në “BBA” është pak subjektiv, pasi vështirë se një banor mund të luajë një lojë që nuk i përshtatet karakterit të tij. Çdo banor që kërkon të bëjë një lojë që nuk i përshtatet personit të tij në jetën reale, atëherë do të jetë thjesht një nga banorët e shumtë që hyjnë dhe dalin nga “BBA” pa lenë gjurmë të veçanta.

Cili karakter ka më shumë mundësi fitimi sipas jush?

Cilido që do të arrijë të menaxhojë vetveten në mënyrën më të qetë dhe të ftohtë të mundshme gjatë gjithë lojës. Kush arrin të kontrollojë veten, ashtu si edhe në jetën reale, mund të arrijë të kontrollojë botën.

Mendoni se po e ekzagjerojnë në sjellje për të rënë në sy?

Është normale… Është një reality-show ku pjesa më e madhe e banorëve karakterizohen nga një egocentrizëm i theksuar për të rënë në sy.

Po lidhjet aty brenda, si ju duken… çdo gjë është për show?

Nuk mund të paragjykohet çdo lidhje në “BBA”, pasi eksperienca e edicioneve të kaluara ka treguar që, megjithëse shumë çifte kanë qenë thjeshtë për show, shumë të tjerë i kanë rezistuar valës mediatike të momentit dhe akoma sot jetojnë të lumtur lidhjet e tyre.

Deri ku shkon show, sipas jush, në këtë “BBA”?

Për disa është pa kufij… për disa të tjerë shkon deri në pikën e moscenimit të vetvetes për motive momentale publiciteti.

Po të ishit ju aty, mendoni se do të ishit komod me ata banorë?

Po të isha edhe unë aty brenda nga eksperienca e së kaluarës, më të rëndësishme do të kisha të ndjehesha komod me mendjen time sesa me banorët në veçanti.

Çfarë duhet të bëjnë ata ndryshe për të qenë ndoshta më mirë?

E mira është relative dhe s’ka fund. E vetmja gjë që ata duhet të bëjnë është të japim më të mirën e tyre, pak rëndësi ka çfarë kanë bërë të tjerët përpara.

Sipas jush, çfarë pranohet dhe çfarë nuk pranohet në një “Big Brother Albania”?

Gjithçka është e pranueshme në një reality-show, thjesht, shpesh herë nuk mësohemi dot me faktin që ka edhe kështu.

Ju ka rënë në sy ndonjë pretendent i deritanishëm, apo është ende herët?

Po të më kishte rënë në sy që tani… nuk besoj se do të kishte karizmën për të rezistuar deri në fund. Pretendentët e vërtetë bien në sy atëherë kur të tjerët janë tej konsumuar dhe nuk kanë më karta në dorë për të luajtur lojën. “BBA” është një poker i mirëfilltë, ku Jolly duhet të nxirret vetëm për të fituar lojën. /Sh2/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here