Janë martuar pak me tepër se një vit me pare dhe prej disa ditësh po i gëzohen ardhjes ne jete, te krijesës se tyre.

Këngëtaret Arber Arapi dhe Marsilda Saraci, te dy ish-pjesëmarrës ne spektaklin e talenteve “ Ethet e se premteve mbrëma”, janë bere prindër te një vogëlushi te bukur dhe te shëndetshëm.

Këngëtarja 27 vjeçare, qe ka mbaruar studimet për shkenca Sociale, sipas te afërmeve, gëzon gjithashtu shëndet te plote. Arber Arapi , i cili ka mbaruar studimet e larta për Mjekësi, prej pak kohesh punon pranë Qendrës Spitalore Universitare “ Nene Tereza “, ndërsa Marsida, këto kohe ka shijuar periudhën e bukur te shtatzënisë , sidomos te se pares.

Një nga këngët e tyre, e kënduar ne duet, “ Hapa dashurie”, ishte sinjali i pare qe ata dhanë për publikun, qe shpejt kuptoi se mes tyre kishte diçka me tepër, sesa thjeshte miqësi e mire.

Pak kohe me pare këngëtarja është shprehur: Mezi kemi pritur te dy ditën qe do te jetonim bashke dhe s’ka ndodhur kurrë qe te marrim veprime te nxituara se jashtme. Gjithçka erdhi natyrshëm”, – ka thëne ajo, duke nënkuptuar se natyrisht, ne planet e tyre ishte një bebe, qe e ka kompletuar si familje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here