Drejtori i Festivalit SKENA UP, Arben Zharku është ftuar që të jetë anëtar jurie për përzgjedhjen e filmave në konkurrencë ndërkombëtare për edicionin e 30-të të festivalit ndërkombëtar të shkollave të filmit në Mynich.

Ai përzgjedhjen e filmave më të mire do ta bëjë me Katja Ferwagner, editore në Televizionin ARTE, dhe Myriam Alexowitz, kuratore në Festivalin e Komedisë ne Kluj.

Festivali i shkollave të filmit në Mynich është themeluar në vitin 1981, është festivali më i madh i studentëve në botë dhe deri më tani ka shfaqur rreth 3,500 filma studentorë me pjesëmarrjen e më se 3,200 artistëve.

Edicioni i 30-të i këtij festivalit do të mbahet nga data 13-19 nëntor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here