Aktori i talentuar Arben Bajraktaraj është bërë tashmë një aktor me përmasa evropiane. Për publikun shqiptar ai u bë i njohur kryesisht me rolin e tij në pjesën e parë të filmit amerikan “Taken”, krahas aktorit të shquar, një nga yjet e Holivudit, Liam Neeson.

Roli i tij në “Taken” ishte ai i kapos se një bande kriminelësh shqiptarë, personazhi me emrin Marko Hoxha, i njohur si Marko nga Tropoja.

Lidhur me këtë rol, Bajraktraj ka rrëfyer mëdyshjen e tij, nëse duhej ta pranonte apo jo.
“Pasi e kam nënshkruar kontratën, kam menduar a duhet ta aktroj rolin apo jo. Pastaj kam menduar, se ata mund të marrin ndonjë aktor tjetër dhe kam besuar se unë do të mund të ndryshoj diçka në këtë rol”, ka thënë Bajraktaraj për mediat në Kosovë, duke shpjeguar se qëllimet e tij kanë qenë të lidhura me ndryshime të vogla pozitive në rolin e shqiptarit.

Bajraktaraj, i rritur në Isniq të Deçanit, ka një sërë përvojash të mëdha në kinemtaografi. Ai është i vetmi aktor shqiptar që ka marrë pjesë në ceremoninë e famshme të ndarjes së shpërblimeve filmike MTV Movie Awards.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here