Moderatorja e reality show-it më të ndjekur në Shqipëri i përgjigjet kritikave dhe thashethemeve për veshjen e saj në mbrëmjen e së shtunës.

Jo vetëm një spektakël si Big Brother Albania por edhe moderatorja e tij, Arbana Osmani kanë qënë në qëndër të thashethemeve në media. Veshja ekstravagante e Arbana Osmanit ka tërhequr jo vetëm vëmendjen e mediave por edhe të opinionit publik. Komentet kritike për moderatoren Arbana Osmani, ka pasur edhe nga kryeredaktorja e revistës Madame Mapo, Iva Tiço e cila ka komentuar veshjen e saj në statusin e saj në facebook.

Në një prononcim për shqiptarja.Com, Osmani thotë se në këtë edicion të pestë të Big Brother Albania, veshjet e saj do të jenë më ekstravagante dhe më të guximshme.

“Këtë sezon është menduar nga unë dhe stafi i profesionistëve që më këshillojnë të vesh tendencat e fundit”, thotë Osmani.

Ajo shton se, “ato do të jenë veshje që shumë kujt mund ti duken të çuditshme dhe absurde për tu veshur jashtë ekranit, por që unë ndjehem shumë komode në to. Jo pa qëllim janë zgjedhur veshje nga Alexander Mc queen, Miu Miu etj.

Lidhur me komentet e bëra për veshjen e saj të shtunën në mbrëmje, moderatorja e BB5, Arbana Osmani, ka preferuar mos ti komentojë duke thënë se gjithsecili ka shijet e tij.

“Nuk kam asnjë koment për të bërë në lidhje me veshjen. Shijet e secilit janë personale. Jam e lumtur dhe falenderoj Top – Channel që më mundëson të vesh tendencat e fundit dhe që në këtë drejtim, ashtu si në çdo strukturë tjetër jemi në një hap me kohën.”, u shpreh Osmani.

Në këtë drejtim ajo ka nënvizuar se i falenderon të gjithë ata që e kanë kritikuar sepse në thelb i duan të mirën. I falenderojë dhe i përshëndes të gjithë ata që kanë komentuar, unë e di që ata që më kritikojnë (prej kohësh) thellë thellë me duan veçse të mirën”, ka thënë prezantuesja e reality show-it më të ndjekur në Shqipëri, Arbana Osmani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here