Nga burime të sigurta mësohet se figura kryesore e moderatorëve në Top Channel këtë vit do të jetë prezantuesja e njohur Arbana Osmani, e cila do të prezantojë dy produksionet, ndoshta më të mëdha televizive në Top Channel “Njëmijë e një pse” dhe “Big Brother”.

Deri pak kohë më parë, më së shumti në rolin e drejtuesit të prodhimit të ri televiziv “Njëmijë e një pse” ishte përfolur Adi Krasta, por ky i fundit sipas burimeve konfidenciale brenda “Top Channel”, e ka refuzuar këtë projekt në minutën e fundit.

Kështu, Krasta këtë vit do të jetë më i lirë nga angazhimet, pasi siç është mësuar edhe më herët ai nuk do të jetë më as drejtues i “E diell”, ndërkohë që do të shfaqet në ekran vetëm me show quizin e famshëm, “100 milionë”.

Sakaq vendin e një miti si Krasta, përveç Arbana Osmanit nuk mund ta zinte askush tjetër, ndaj prezantueses së talentuar të ekranit i është besuar një tjetër prodhim tepër i rëndësishëm televiziv pas “Big Brother”-it, që tashmë identifikohet përmes figurës së saj. Në këtë mënyrë mund të thuhet pa frikë se Arbana Osmani është shndërruar në ikonë televizive pavarësisht në një moshë fare të re.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here