Për shumë vite Arbana Osmani ka qenë moderatorja e Big Brother Albania, por edhe pse vitet e fundit ajo ka ardhur në ekran me “Dua të të bëj të lumtur”, shumë njerëz ende e identifikojnë si moderatoren e BBA. 

Teksa ende nuk ka një përgjigje se kush do ta prezantojë Big Brother Vip apo se kur do të fillojë ai, Arbana ka zbuluar se do të kthehet shumë shpejt në ekran.

“E nisim vitin e ri bashkë”, -ka shkruar ajo në një foto të publikuar në Insagram duke zbuluar se “Dua të të bëj të lumtur” do të rifillojë më 5 janar. Menjëherë kanë vërshuar edhe komentet në lidhje me Big Brother. Mes komenteve të shumta, një prej ndjekësve duke dashur të pyesë për datën e fillimit të reality show-t ka shkruar “kurrë” në vend të “kur”.

“Po Big Brother ‘kurrë fillon?” -ka pyetur ai. Arbanës nuk i shpëtoi kjo pyetje, së cilës iu përgjigj: “Mirë e the”. Mos ndoshta ajo sapo tha që Big Brother nuk do fillojë kurrë? Apo ishte thjesht një shaka?

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/arbana-osmani-zbulon-se-kur-do-te-kthehet-ne-ekran-zbulfatin-e-big-brother-610280/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here