Arbana Osmani shkëlqen para nisjes së Big BrotherPrezantuesja Arbana Osmani duket në formë para nisjes së edicionit të nëntë të Big Brother Albania.

Në festën e mbajtur të martën mbrëma, prezantuesja u shfaq thjeshtë, por tejet bukur, duke treguar se ajo është gati për edicionin e ri të reality shou, të cilin ajo e ka drejtuar nga fillimi, shkruan Telegrafi.

Në një foto të publikuar të bukuroshes në Instagram ajo ka treguar se është gati për nisjen e Big Brother, dhe kështu është vërtet, pasi ajo duket mjaft bukur.

Arbana Osmani është ikona e reality shou Big Brother që në këtë edicion, të nëntin – do të vijë me shumë ndryshime interesante.

Prezantuesja duket se ka punuar shumë edhe në figurën e saj trupore, pasi së fundmi ka shijuar kohën e të qenurit nënë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here