Arbana-OsmaniArbana Osmani do të rikthehet në ekranin e Top Channel. Pas një kohë të gjatë pushimi pas lindjes së djalit, Arbana do të fillojë transmetimin e një formati të ri televiziv “I Can Do That” (Unë mund ta bëj).

Lajmi vjen nga faqja zyrtare e këtij formati në Facebook, në të cilën shkruhet: “Zyrtare/ “I Can Do That” nga data 31 tetor në ekranin e Top Channel, nën drejtimin e Arbana Osmanit. Për të gjithë fansat e këtij superspektakli, ne ju themi se çdo gjë është gati.

Ju presim të shtunën e 31 tetorit dhe çdo të shtunë në Top Channel, ora 21:05 në shoqërinë e Arbana Osmanit.” Kështu, mbrëmjet e së shtunës në ekranin e Top Channel, do t’i ketë të zëna moderatorja e njohur, e cila këtë sezon të ri do të presë personazhe të fushave të ndryshme të jetës, të cilët do të vihen përballë njëri-tjetrit.

“I Can Do That” është një reality komedi, patentë e kompanisë izraelite “Armoza Formats”, që kanë filluar transmetimin në më shumë se 20 vende të botës. Në qendër të këtij show vendosen 6 personazhe, që do të sfidojnë njëri-tjetrin në fusha krejtësisht të panjohura për ta.

Pas një jave trajnim, ata do të performojnë live numrat artistikë që kanë zgjedhur, edhe nën presionin e një gare shpejtësie. Në fund, ai që do të vendosë për numrin më të mirë është publiku, i cili do të votojë me 3, 2 dhe 1 pikë, përkatësisht për vendin e parë, të dytë dhe të tretë. Në fund të 6 javëve, çmimi do t’i jepet personazhit që ka grumbulluar më shumë pikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here