Prezantuesja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, së fundi edhe e emisionit “Një mijë e një pse”, ka paralajmëruar se pas dhjetë vjetesh martese, do t’ia mësyjë të lind një fëmi.

Arbana gjatë emisionit “Një mijë e një pse”, u gjende edhe vetë në karrigen e mysafirit, e ku fëmijët e këtij emisioni, mezi pritën që t’ia bëjnë pyetjen se kur do të ketë fëmijë. Ajo u dha atyre një lajm, që u mirëprit në tërë sallën.

“Që nga fillimi i këtij emisioni, i kam përvjel mëngët. Në “Një mijë e një pse” e kam kuptuar se sa mirë është të kesh fëmijë”, ka thënë ajo ndër tjera në emisionin e së shtunës në Top Channel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here