Arbana Osmani : Jam mami më e lumtur në botë Prezantuesja Arbana Osmani e cila pak ditë më parë konfirmoi se Big Brother 9 do të rikthehet në ekranet tona në pranverën e vitit 2017, sot ka një ditë tejet të veçantë.

Në një fotografi të postuar në llogarinë e saj në Twitter, Arbana shihet në një ambient ditëlindjeje, nën të cilën komentuan shumë fansa për ta uruar vitin e parë të lindjes së djalit të saj Joni, njofton Klan Kosova.

Edhe pse nuk shpërndau një fotografi të djalit, pa e zgjatur shumë ajo ka shkruar: “Jam mami më e lumtur në botë, faleminderit Zot”.

arbana

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here