4Menjëherë pas mbarimit të spektaklit të së shtunës, moderatorja e dashur e “Big Brother” Arbana Osmani, do të niset për në Jugun e mrekullueshëm të Shqipërisë.

Këtë lajm ajo e ka bërë vetë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, që paralajmëron pjesëmarrjen e saj në aktivitetin më të përfolur të këtyre ditëve në Shqipëri. Ajo dhe personazhe të tjerë të njohur, adhurues të sporteve të natyrës do të jenë prezentë në festivalin më të madh të mbajtur ndonjëherë në vendin tonë.

“Do të jem dhe unë në ‘South Outdoor Festival’, festivalin e aventurës, ku për 3 ditë radhazi do të zbulojmë më shumë arsye pse duhet ta vizitojmë Jugun e Shqipërisë, jo vetëm në një stinë. Eja dhe ti, nga 29 prill – 1 maj në Pilur të Himarës. PS: Unë do nisem pas spektaklit të së shtunës. Ju pres”, – ka shkruar Arbana në ‘Instagram’.
5

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here