Ka dhënë te njëjtin efekt, madje akoma dhe me shume se nje te qeshur puntata e fundit e show-t te humorit “Apartamenti 2xl”.

Formati i cili u prezantua per here te pare ne Vizion Plus e Tring Dixhital, e qe nisi ne 3 Janar, kete te diele mbyll tiparin e nje sezoni te pare te suksesshëm. E vendosur prapa kuintave, kamera jone po ju zbulon disa nga detajet dhe surprizat qe do te kete mbrëmjen e sotme “apartamenti” me i famshëm i shqiptareve.

Jonida Maliqi dhe Aferdita Dreshaj jane dy nga te ftuarat, por ka dhe një te trete te cilin djemtë e humorit te veçante e plot improvizime, e ruajnë si te ftuarin surprize për publikun e ekranit.

Ndërkohë, vete ata dhe mikesha qe i ka shoqëruar Lisa Kujovska kane rrëfyer protagonizmin e këtij sezoni. E ne pritje te nje sezoni te ri, i cili premton akoma dhe me shume, Turi, ideatori i këtij formati te rralle humori tregon se do te këtë shume surpriza.

Impakti ne te vërtetë qe aq i madh per këtë show, duke arritur numrin me te larte te fansave online krahasuar me çdo format tjetër mediatik. Ndaj, edhe këtë te diele ne orën 21:00 “Apartamenti 2XL” do t’i qëndrojë besnik adhuruesve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here