Njëra nga aktoret më të popullarizuara hollivudiane, Anxhelina Xholi, ka nisur bashkëpunimin me Robert Prokop, argjendar i njohur dhe së shpejti do të lansojë linjën e saj të stolive.

Xholi do të dizajnojë stolinë për “Elegant” dhe sigurisht se nuk do të jetë aspak i lirë.

Stolitë do të mund të blihen vetëm klientët privatë të argjendarit Robert Prokop, që do të thotë se stolitë e Anxhelinës nuk do të gjenden në shitje të rregullt.

“Stili i saj është mjaft “shik”, por edhe klasik dhe pos kësaj ka nevojë për inovacion artistik”, ka thënë Prokop, duke komentuar bashkëpunimin me aktoren.

Koleksioni i stolive do të gjendet në shitje në pranverë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here