Në rrëfimin e saj në një emision televiziv, Anxhelina Shala, ka treguar se ishte njohur me deputetin gjatë luftës dhe pas luftës kishin qenë bashkë, dhe pas një ndarjeje nuk ishin takuar për 17 vite, kurse pastaj ishin ritakuar në Berlin dhe lidhja e tyre kishte zgjatur deri më tani kur edhe janë ndarë pas publikimit të fotografive.

Ajo ka pohuar se e ka ditur se Haxhi Shala ishte i martuar dhe se kanë diferencë moshe prej dhjetë vitesh. Më tej, Anxhelina ka theksuar se kishte pasur plane jetësore ma Haxhiun, porse në momentin kur ai e ka mohuar lidhjen, e kishte kuptuar se gjithçka kishte marrë fund.

Në këtë emision, Anxhelina u “zhvesh” para moderatorit, dhe e ka treguar edhe tatuazhin që e kishte bërë për ish-të dashurin e saj dhe kuptimin e atij tatuazhi. Ajo ka thënë se ka humbur shumë miq dhe familjarë, pasi është kuptuar lidhja e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here