Jemi të bindur që ndonëse prej vitesh ajo u mungon skenave shqiptare, të gjithë ju e mbani mend këngëtaren Anxhela Peristeri.

Krijuesja e hitit “Ishe mbret” ka qenë këtë javë në fokusin e gazetarëve të suplementit “Bluetooth”, të cilët kanë zbuluar edhe disa të reja nga jeta e këngëtares. Aktualisht Anxhela është duke jetuar në Selanik, ku po zhvillon paralelisht edhe karrierën e saj muzikore.

Këngëtarja Peristeri është e angazhuar me mbrëmje të ndryshme muzikore, kryesisht në buzuqet e natës, nga ku kemi mësuar se paguhet shumë mirë. Nuk e dimë se kur do të jetë kthimi i këngëtarëve në mëmëdhe, por jemi të bindur që kur ajo të vendosë të kthehet, bagazhi i saj artistik s’do të ketë të sharë.

Kolegë të ndryshëm të këngëtares të cilët kanë rastisur në ‘live’-t që ajo mban,pohojnë se Anxhela është rritur shumë vokalisht. Sa ipërket jetës sentimentale,s’dimë të ketë të reja…(Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here