Modelja shqiptare , e cila jeton dhe është e njohur për projektet e saj në Amerikë, Anxhela Martini do të vij në 4 tetor në Shqipëri.

Bukuroshja do të marr pjesë në sfilatën e katër stilistëve Mirela Nurçe, Ema Savahl, e cila jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, stilistja nga Kosova, Krenare Rugova dhe stilistja në Turqi, Fevziye Çamer.

Koleksionet e reja të stilistëve do të paraqiten në festën “Tirana Art Day”, aktivitet ky që do të zgjas tre ditë nga data 4 deri në 6 tetor dhe që organizohet nga Bashkia e Tiranës.

Modelja seksi Anxhela Martini, është menduar të jetë e ftuara speciale e këtij eventi. Përveçse një modele e njohur, e cila ka pozuar dhe sfiluar për emra të njohur të modës, Anxhela Martini në muajin korrik ka lançuar edhe linjën e saj të veshjeve, duke u kthyer në këtë mënyrë edhe një stiliste të suksesshme.

Kohët e fundit Martini ka realizuar edhe një set fotografik me fotografin e mirënjohur shqiptar Fadil Berisha, ku ajo shfaqet nudo dhe nxjerr në pah format e saj trupore.

Ndërsa pak ditë më parë ka qarkulluar në rrjetet sociale Twitter e Facebook, një foto mes saj dhe Afërdita Dreshaj, në një shtrat.

Të dyja bukuroshet janë të mbuluara me çarçaf, por të lenë përshtypjen sikur nuk kanë veshur asgjë poshtë tij. ” Natën e mirë nga Nju Jorku”, është mbishkrimi i fotografisë ku bukuroshet shfaqen shumë sensuale dhe seksi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here